KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komuna e Malishevës dhe SHKKSH nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në kërkim-shpëtim

Komuna e Malishevës dhe SHKKSH nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në kërkim-shpëtim

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe kryetari i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), Mentor Maloku, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e kapaciteteve në fushën e kërkim-shpëtimit.

Marrëveshja synon adresimin e nevojave dhe sfidave që lidhen me reagimin ndaj rasteve emergjente dhe operacioneve të kërkim-shpëtimit në territorin e Komunës së Malishevës.

Sipas dokumentit të nënshkruar, bashkëpunimi do të përfshijë shkëmbimin e përvojave, organizimin e trajnimeve për stafin e SHKKSH-së, institucionet komunale, organizatat dhe qytetarët.

Kryetari Kastrati theksoi se “ky bashkëpunim do të rrisë kapacitetet lokale në përballimin e situatave emergjente dhe do të përmirësojë koordinimin mes institucioneve dhe komunitetit”.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe menaxheri i emergjencave në Komunën e Malishevës, Halit Mazreku, kryetari i degës së SHKKSH-së në Malishevë, Besim Paçarizi, si dhe zyrtarë të tjerë përgjegjës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.