Hansi Flick ka lavdëruar mbrojtësin Pau Cubarsi, duke thënë se zhvillimi i tij pasqyron atë të Lamine Yamal.
Trajneri i Barcelonës beson se 19-vjeçari është gati për nivelin më të lartë përpara ndeshjes vendimtare të klubit në fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve. kundër Neëcastle.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Flick diskutoi mbi cilësitë e Cubarsit, duke thënë se ai është fizikisht shumë i fortë dhe ka një potencial të madh për t’u zhvilluar në një yll të madh.
“Është e pabesueshme se si Cubarsi mbron. Luajti si qendërmbrojtës dhe mbetet plotësisht i fokusuar. Ai është në të njëjtin nivel me Lamine, por si mbrojtës”.
“Ai ende duhet të zhvillohet; është vetëm 19 vjeç, dhe kur fiton më shumë eksperiencë, do të jetë i jashtëzakonshëm. Mund të luajë në nivelin më të lartë të mundshëm”.
“Po flasim për një skuadër të re – Lamine Yamal, Fermin Lopez, Cubarsi. Të gjithë kanë cilësi të jashtëzakonshme. Më pëlqen t’i shoh dhe të ndjek si zhvillohen”, ka deklaruar Flick.
Cubarsi është produkt i akademisë së njohur të Barcelonës, La Masia. Mbrojtësi spanjoll debutoi në ekipin e parë të Barcelonës në moshën 16-vjeçare në janar 2024 në një fitore të Kupës së Mbretit kundër Unionistas de Salamanca.
Që nga ajo kohë, ai ka qenë i rregullt te ekipi i parë, duke regjistruar gjithsej 116 paraqitje në të gjitha kompeticionet, me dy gola dhe pesë asistime.
Këtë sezon, ai mbetet një lojtar kyç në mbrojtjen e Flick. Në total, ka bërë 36 paraqitje në kompeticione të ndryshme, duke përfshirë 33 herë si titullar./Telegrafi/