Kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk vlerëson rolin e partnerit të tij, Ibrahima Konates, por thekson se vendimi për të ardhmen e tij nuk varet nga lojtarët
Van Dijk ka komentuar së fundmi të ardhmen e Konates, duke e cilësuar mbrojtësin francez si një figurë kyçe për Liverpoolin.
Kapiteni i “The Reds” theksoi se Konate është i rëndësishëm jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, ku sipas tij ka rol udhëheqës dhe ndikim të madh në grup, duke e konsideruar atë një qendërmbrojtës të nivelit botëror.
Megjithatë, Van Dijk u shpreh se çështja e së ardhmes së Konates nuk është në dorën e tij, duke nënvizuar se gjithçka varet nga klubi, agjentët e lojtarit dhe vetë Konate.
“Ibou është një figurë e rëndësishme në fushë. Jashtë fushës, ai është një nga liderët. Ai është i jashtëzakonshëm dhe, sipas mendimit tim, një qendërmbrojtës i klasit botëror”, ka thënë fillimisht Van Dijk.
“Unë mund të bëj vetëm aq sa më takon. Gjithçka është në duart e klubit, së bashku me agjentët e tij dhe vetë ai”, përfundoi kapiteni i Liverpoolit. /Telegrafi/