Ish-lojtarët holandezë, Rafael van der Vaart dhe Danny Blind, kritikuan sulmuesin e Real Madridit, Vinicius Junior, për sjelljen e tij gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.
Real Madridi u mposht në shtëpi me rezultat 1-2 nga Bayern Munichu dhe Vinicius Jr ishte përsëri njëri nga më të kritikuarit te Los Blancos.
Ndërsa po analizonte ndeshjen në Ziggo Sport, prezantuesja Helene Hendriks u kërkoi komentatorëve, Va nder Vaart dhe Blind, mendimet e tyre mbi sjelljen e brazilianit në fushë.
“Epo, shikoni, ai vazhdon të jetë një kërcënim serioz. Duke pasur parasysh shpejtësinë e tij, ai mund ta kishte anashkaluar Neuerin në atë moment në minutën e 61-të. Por, sigurisht, ai na bezdisi përsëri. Ai mendon se çdo kontakt i vogël është penallti”, ka thënë Blind.
“Është e tmerrshme. Si e bën të ndalojë këtë? Mendoj se është shumë i pafat sepse ai është një lojtar kaq i mirë. Nuk do të doja të flisje për këtë, por është tepër bezdisëse. Ai bie përtokë pas një shtyrje të lehtë, pastaj ngrihet dhe kërkon një karton të kuq. Është e trishtueshme”, deklaroi Van der Vaart. /Telegrafi/