Ermal Mamaqi ka hyrë në spektaklin e të shtunës në Big Brother VIP Albania 5 bashkë me Elvana Gjatën.
Ata patën për të bërë një vlerësim për komedinë “2 Gisht Mjaltë”, për të zgjedhur grupin fitues.
Në një intervistë për “Fan Club”, komediani shqiptar ka komentuar banorët e këtij edicioni.
Foto: YouTube
Ai tha se ata kur të dalin nga shtëpia kanë nevojë për trajnim, marrë parasysh lojën e presionin në këtë format.
“Ata njerëz kanë shumë nevojë për trajnim pasi të dalin nga ajo shtëpi, ka nevojë për këshill. Një trajnim për reflektim që të kuptosh kush je ti, trajnim udhëzues, shlirues, shërues sepse me të vërtetë”, u shpreh ai.
Gjithashtu Ermali tregoi se pati një incident me Rogert Sterkajn për shkak të zgjedhjeve që bënë për filmin.
“Pata një incident me Rogertin, në momentin kur unë vendosa që do shpallet fitues ky grupi që nuk ishte Rogerti, filloi duke më sulmuar, u shite te blenë të shitën. Unë desha t’ia kap një herë kokën, por nuk e bëra dot. Shaka shaka për të gjithë fansat e Rogertit. Ishte një ndërveprim shumë interesant, nuk duket aq i keq sa duket”, tha mes tjerash. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com