Poezi nga: Langston Hughes
Përktheu: Maksim Rakipaj
Ç’ndodh me ëndrrën e vonë?
Thahet e rreshket vallë
Si stafidhe rrushi në diell?
Apo malcohet si plagë
Dhe pastaj rrjedh?
Apo qelbet, si mish i prishur?
Apo zë kore ndërkaq
Si sheqeri mbi shurup?
Mbase si peshë e rëndë vjen
dhe na zgërlaq.
Apo ndoshta shpërthen?
_________
Lexo po ashtu nga Langston Hughes:
– Nana, djalit
– Jeta është e mirë
– Zezaku flet për lumenjtë
– Ëndrrat