Ed Sheeran ka folur hapur për momentin e tmerrshëm kur mësoi se gruaja e tij Cherry Seaborn kishte kancer dhe shpjegoi se si ajo po shërohet tani.
Në një episod të podkastit “Friends Keep Secrets” me Benny Blanco, Lil Dicky dhe Kristin Batalluco, prezantuesit i kërkuan Ed Sheeran të rendiste ditët më të mira dhe më të këqija të jetës së tij.
Sheeran tha se dita më e mirë ishte dasma e tij me gruan e tij Cherry Seaborn, ndërsa më e keqja ndodhi në shkurt të vitit 2022 kur gruaja e tij e telefonoi dhe i tha se kishte një tumor.
Ajo shpjegoi se iu diagnostikua tumori ndërsa ishte shtatzënë me vajzën e saj Jupiter. Kur u pyet se si ishte tani, Sheeran tha se ishte shëruar pas operacionit.
“Ajo është mirë, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ishte shtatzënë në atë kohë, kështu që ishte e vështirë. Për fat të mirë, tani është plotësisht mirë. Ishte e tmerrshme”, tha ai.
Gjatë asaj periudhe, Sheeran u përball edhe me vdekjen e mikut të tij të ngushtë Jamal Edwards, i cili e ndihmoi gjatë karrierës së tij. Përveç kësaj, ai po përgatitej të mbrohej nga një padi për shkelje të të drejtave të autorit për këngën e tij të vitit 2017 “Shape Of You”, të cilën përfundimisht e fitoi.
Sheeran tha se momenti i ndryshimit të perspektivës ndryshoi mënyrën se si ai e sheh padinë kundër tij.
“Duke qenë në procese gjyqësore, ishte sikur gjithçka ishte ndërtuar rreth saj për tetë vjet. Pastaj, papritmas, kur je në sallën e gjyqit, nuk kishte më rëndësi. Po e ndërtoja në kokën time dhe, për shkak të të gjitha atyre gjërave të vështira të jetës që ndodhën, mendova se nuk më interesonte rezultati i kësaj,” tha ai.
Duke folur më parë për këtë periudhë stresuese, Sheeran foli edhe për problemet e shëndetit mendor që kishte gjatë asaj periudhe.
“Nuk mund të bësh asgjë për këtë, ndihesh i pafuqishëm. Fillova të ndihesha sikur nuk doja të jetoja më dhe e kam pasur këtë gjithë jetën time. Po mbytesh nën valë dhe nuk mund të dalësh prej saj”, tha ai. /Telegrafi/