Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë si dhe ka dhunuar seksualisht bashkëshorte e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00 në Pejë.
Gjithashtu sic bëhet e ditur në raport gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë.
“Pejë 22.02.2026 – 22:00. Me 23.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka ushtruar dhunë dhe ka dhunuar seksualisht viktimën femër- bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për Telegrafin ka thënë se i dyshuari është ndaluar për 48 orës për veprën penale “dhunimi”.
“Është ndaluar për 48 orë për veprën penale dhunimi me urdhër të prokurorit të shtetit. Brenda afatit ligjor, prokurori shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale”, ka thënë Nikçi.
Tutje ai ka thënë se viktima ka marrë tretmanin e duhur pas raportimit të rastit dhe për momentin gjendet në shtëpi të sigurt. /Telegrafi/