Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Klinë – me datën 04.03.2026, rreth orës 10:00, patrulla policore që ishte e angazhuar në implementim të një Plani Operativë, në afërsi të SH.M. “Fehmi Agani” në Klinë, kanë vërejtur dy persona të dyshimtë ku pas një kontrolli të përkohshëm për siguri tek të dyshuarit janë gjetur një pistoletë dhe një brisk të cilat janë sekuestruar.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të dyshuarit janë shoqëruar për në stacionin policor dhe njëri nga ta është ndaluar për 48 orës.
“Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Klinë ku janë intervistuar ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari A. H. (viti i lindjes 2004) është ndaluar për 48 orë ndërsa i dyshuari i dytë po ashtu me inicialet A.H. (viti i lindjes 2006) është liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq , armët e konfiskuara janë: njё Revole Zoraki M 906T, një karikator, dy fishek cal. 9mm, një Brisk 7cm.
Ndwrsa, rasti wshtw cilwsuar si “Mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. /Telegrafi/