KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sekuestrohen 5 armë dhe municion në Pejë, policia nis raste penale

Sekuestrohen 5 armë dhe municion në Pejë, policia nis raste penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se gjatë kësaj jave, pas një pune intensive operative nga stacionet policore në kuadër të saj, janë sekuestruar disa armë dhe sasi municioni në rajonin e Pejës.

Sipas njoftimit zyrtar, në periudhën 23 shkurt – 1 mars 2026, policia ka gjetur dhe sekuestruar: dy pushkë, një pushkë “dhjetëshe” me 9 fishekë të kalibrit 7×62 mm, një pushkë gjuetie me 18 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, një revole TT, një pistoletë Zoraki 917-T, një karikator, një fishek 9×19 mm dhe një thikë.

Lidhur me rastet, personat e dyshuar janë intervistuar nga organet e rendit, ndërsa janë iniciuar raste penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e posedimit të paligjshëm të armëve dhe ka bërë thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet për të garantuar sigurinë publike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.