Dy gra pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër dhe më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:10 në rrugën “Llola Ribar”, në veri të Mitrovicës.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
“Rr. Llola Ribar, Mitrovicë Veri / 10.03.2026 – 21:10. Është raportuar se dy femra pas një mosmarrëveshje verbale e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe pastaj janë larguar me veturë në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/