Pas tensionit të krijuar gjatë surprizës në Prime, marrëdhënia mes banorëve të Big Brother VIP Albania 5 duket se po shkon drejt qetësimit.
Mbrëmjen e kaluar, mama e Selin i kërkoi banores që të largohej nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por Selin vendosi të qëndronte dhe të luftonte për çmimin e madh të këtij edicioni.
Sot, Miri i ka kërkuar ndjesë Selin për gjithë situatën e krijuar, si dhe për mamanë e saj. Ai shprehet se nuk ka pasur qëllim të ofendojë, por duke qenë se situata është interpretuar ndryshe, ai kërkoi falje.
BBVA/Instagram
Gjithashtu, Miri u shpreh se nga tani e tutje nuk do të ketë më ofendime, dhe përplasjet mes tyre do të jenë vetëm për lojën.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Miri: “Dua të të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme, për mamanë që ka ndier ato që ka ndier, për ato gjëra që tha. Jam shumë i sinqertë te kjo pjesë”.
Selin: “Ndjesën nuk ke pse ia kërkon mamit por mua”.
Miri: “Të dalim te mami se pastaj do të vij te ti. Se mamaja erdhi dhe tha ato fjalët, dakord. Nuk ka qenë qëllimi që të ndihen keq familjarët apo prindërit tanë, nuk e kam bërë këtë me qëllim të keq, nuk kam ofenduar, po ta them sinqerisht këtë pjesë. Megjithatë, nëse është ndier se kam ofenduar, i kërkoj ndjesë asaj dhe të kërkoj ndjesë edhe ty, ta kërkoj në sy.
Edhe me sinqeritet nuk kam bërë asnjë koment negativ, megjithatë është interpretuar ashtu dhe u kërkoj ndjesë të dyjave, ty, mamasë tënde dhe familjes tënde. Unë do të mundohem nga sot e tutje, aq sa do kemi mundësi, nuk do të kem asnjë koment negativ, asnjë fyerje drejtpërdrejtë dhe këta ta them sinqerisht. Ama këtu jemi në lojë dhe do të flasim për lojën”.
Selin: “Patjetër”. /Telegrafi/