Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil deklaroi, nëpërmjet zëdhënësit të saj zyrtar Abdullah Al-Rajhi, se sot në mbrëmje disa dronë shënjestruan Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit që goditën sistemin e radarëve të aeroportit.
Nuk u regjistrua asnjë viktimë në njerëz.
DGCA konfirmoi se incidenti u trajtua në përputhje me planin e emergjencës në fuqi që nga fillimi i krizës dhe në koordinim të plotë me autoritetet kompetente në vend.
Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil konfirmon angazhimin e saj të vazhdueshëm për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur sigurinë dhe mbrojtjen e aviacionit civil në Shtetin e Kuvajtit.
Ndërkohë, fluturimet atje janë ndërprerë që nga fillimi i luftës.
Ato vazhdojnë të mbeten të pezulluara për shkak të situatës së tensionuar në rajon. /Telegrafi/