Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në një shkollë të kësaj komune.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se mërgimtari Jemin Kryeziu ka dhuruar këtë shumë për inventarin e sallës së mësimdhënësve në ShFMU “17 Shkurti” në fshatin Shirokë.
“Mërgimtari Jemin Kryeziu nga Leshani ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2000 euro për inventarin e sallës së mësimdhënësve në ShFMU ‘17 Shkurti’ në Shirokë”, ka shkruar Muharremaj.
Ai ka falënderuar donatorin dhe mërgimtarët e tjerë për kontributin e tyre në zhvillimin e arsimit dhe komunitetit në vendlindje.
“E falënderojmë sinqerisht Jeminin dhe të gjithë mërgimtarët tanë, që gjithmonë mendojnë për vendlindjen dhe kontribuojnë për zhvillimin e arsimit dhe komunitetit tonë”, ka theksuar Muharremaj. /Telegrafi/