Klodi ishte arsyeja pse Elijona dhe Dolce u fjalosën, me këtë të fundit që iu kthye keq Elijonës me “ti je fëmijë”.
“A ka mundësi t’i them kësaj mos u përziej, pije atë cigare. Kam inat kur thotë ti, ti ti. Nuk më intereson me bë debate me ju. As nuk dua të diskutoj me ty, je shumë e vogël të merresh me mua”, tha Dolce.
“Ku je kanë ma heret moj ti?”, i tha Londrimi.
Foto: Instagram
Debati mes Londrimit dhe Dolces vijoi, pasi banori ka qenë në përkrahje të vazhdueshme ndaj Elijonës.
Në shtëpi këto ditë janë ndjerë më shumë tensionet duke qenë se po vjen finalja e madhe.
Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova përfundon më 27 shkurt, e premte.
Finalisti i parë u zgjodh Ludo Lee, kurse sonte (e hënë) do të zbulohet i dyti. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com