Sot, banorët e Big Brother VIP Kosova organizuan një festë të veçantë për Dolcen, e cila shënoi ditëlindjen e saj brenda shtëpisë.
Atmosfera ishte e ngrohtë dhe plot gëzim, ndërsa banorët u bashkuan për të festuar momentin.
Dolce u shfaq si gjithmonë elegante, me një fustan të zi që përqafonte linjat e trupit dhe një grim të thjeshtë që nxirrte në pah tiparet e saj.
Eleganca dhe stili i saj nuk kaluan pa u vënë re nga të gjithë të pranishmit.
Një moment që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte dhurata e Edit për Dolcen.
Ai solli një unazë dhe çifti shkëmbeu disa puthje përpara kamerave, duke i dhënë një nuancë romantike festës së ditëlindjes.
Festa për Dolcen tregoi jo vetëm dashurinë dhe vëmendjen e banorëve për të, por edhe momentet e ngrohta dhe të veçanta që krijohen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/