Bukuroshja e famshme e Hollywood-it, na mahnit me çdo paraqitje në modë dhe shpesh na rikujton edhe trendet “e harruara” që dikur visheshin
Margot Robbie është shpesh frymëzim për shumë gra dhe vërtet çdo kombinim veshjeje i shkon si i bërë për të. Prandaj gjithmonë mezi presim të shohim me çfarë do të na befasojë herën tjetër dhe çfarë mund të “marrim” si ide për kombinimet tona.
Po dëshmojmë një rikthim të madh të viteve ’90, sidomos në modë. Ky rikthim nuk mbetet vetëm te veshjet, por po ndikon edhe në stilin e jetesës. Megjithatë, le të kthehemi te moda dhe të shkojmë edhe pak më prapa në kohë.
Margot Robbie dhe Jennifer Lopez e kanë rikthyer vëmendjen te xhinset me këmbë të gjera, një model që thekson linjat e trupit dhe i zgjat këmbët. Pikërisht ky trend i dha vulë viteve ’70 dhe shumë gra vazhdojnë t’i kthehen me kënaqësi, transmeton Telegrafi.
Backgrid UK
Në një nga paraqitjet e saj, Margot Robbie veshi xhinse me bel të lartë, të ngushta në bel dhe me këmbë të gjera poshtë gjurit, duke treguar se ky detaj klasik ende mbetet ndër trendet më të mëdha – dhe është e qartë edhe pse.
Xhinset i kombinoi me një xhaketë të shkurtër (të cilën më pas e hoqi), me taka dhe jelek që është në modë. Ato kombinohen shumë mirë edhe me atlete ose me këpucë të sheshta, si dhe me veshje më të thjeshta apo më elegante.
Backgrid UK
/Telegrafi/