Henry Samuel tërhoqi gjithë vëmendjen në tapetin e kuq me paraqitjen dhe karizmën e tij, duke dëshmuar se një yll i ri është në ngritje në botën e modës
Supermodelja e njohur Heidi Klum ishte një nga emrat kryesorë në tapetin e kuq në premierën e filmit The Drama, ku u shfaq e shoqëruar nga djali i saj, Henry Samuel. Dyshja tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe mediave, secili në mënyrën e vet.
E njohur për stilin e saj provokues dhe të guximshëm, këtë herë Klum zgjodhi një paraqitje më elegante dhe të rafinuar. Ajo u shfaq me një kaput-fustan të gjatë në ngjyrë të bardhë, ndërsa flokët i kishte lëshuar në onde të lehta, duke ruajtur stilin e saj karakteristik, por më të përmbajtur.
Megjithatë, ishte pikërisht djali i saj ai që mori vëmendjen kryesore. Henry Samuel, 20 vjeç dhe rreth 191 centimetra i gjatë, spikati menjëherë me prezencën dhe elegancën e tij natyrale. Ai ishte i veshur me një kostum klasik të zi, të kompletuar me detaje sateni, duke krijuar një harmoni perfekte me stilin e nënës së tij, transmeton Telegrafi.
getty
Përveç paraqitjes, Henry po ndërton edhe rrugën e tij në botën e modës. Ai tashmë është pjesë e industrisë së modelingut dhe, sipas deklaratave të tij, synon të krijojë një identitet të pavarur, larg hijes së famës së prindërve.
Kombinimi i pamjes, vetëbesimit dhe përkushtimit po e kthen atë në një nga emrat më premtues të brezit të ri. Shumë ekspertë të modës besojnë se ai ka potencialin për të ndjekur, madje edhe për të tejkaluar, suksesin e nënës së tij në skenën ndërkombëtare.
/Telegrafi/