Futbolli vendor nuk ndalet, pasi sot do të luhen edhe tre duele të tjera të xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë.
Gjashtë skuadra do të zbresin në fushë vetëm për një qëllim, fitoren, pasi që të gjitha ekipet janë ende brenda objektivave të tyre.
Padyshim që përballja më interesante do të zhvillohet në Podujevë, ku Llapi ende pa fitore në pranverë në kampionat pret Ballkanin që po lufton për titullin.
Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Malishevë, me Malishevën e vendit të katërt që pret Prishtinën.
Ndërkohë dueli tjetër i ditës së sotme është ai mes Ferizajt dhe Gjilanit, ku fitorja thuajse është jetike për të dyja skuadrat.
Të tre duelet e ditës së sotme në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/