Sot me rastin e shënimit të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku ka shprehur mirënjohje për të gjithë mësuesit të cilët, siç tha me përkushtim, dije dhe dashuri formësojnë brezat e rinj dhe të ardhmen e vendit.
Çeku në një postim në Facebook shkruan se mësuesit janë themeli i një shoqërie të zhvilluar.
“Sot, në 7 Mars, Ditën e Mësuesit, shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjithë mësueset dhe mësuesit tanë, të cilët me përkushtim, dije dhe dashuri formësojnë brezat e rinj dhe të ardhmen e vendit tonë.
Mësueset dhe mësuesit janë themeli i një shoqërie të zhvilluar, sepse përmes punës së tyre ata dhe ato jo vetëm përcjellin njohuri, por edhe kultivojnë vlera, përgjegjësi dhe qytetari. Në këtë ditë të veçantë, ju falënderojmë për misionin tuaj fisnik dhe për kontributin e pazëvendësueshëm në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve tanë.
Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit!”, shkruan ai. /Telegrafi/