Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth.
Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët Enver Haliti, Ferki Aliu dhe Nuredin Hajzeri, si dhe në fshatrat Lushtë, Vërnicë dhe Kqiç.
Ndërkohë, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugën Isa Boletini, në rrugën Aradha 142 dhe në fshatin Shupkofc.
KRU Mitrovica ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht, duke u kërkuar konsumatorëve mirëkuptim dhe bashkëpunim.
Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe ka theksuar se punimet po realizohen me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe funksionimit të rrjetit. /Telegrafi/