Close Menu
    What's Hot

    E ardhmja e Rashford te Barcelona merr një kthesë të re pas vendimit për Hansi Flick

    December 19, 2025

    Dhoma e Zejeve Koblenz promovon zejet në tekstil mes Kosovës dhe Shqipërisë

    December 19, 2025

    Gjorgjievski: Fillon aksioni për pastrimin e ndërtesave të ndërtuara pa leje

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • E ardhmja e Rashford te Barcelona merr një kthesë të re pas vendimit për Hansi Flick
    • Dhoma e Zejeve Koblenz promovon zejet në tekstil mes Kosovës dhe Shqipërisë
    • Gjorgjievski: Fillon aksioni për pastrimin e ndërtesave të ndërtuara pa leje
    • Kurti reagon pas njohjes nga Bahamas: 2025 viti i njohjeve të reja
    • Gratë në politikë dhe rinia: Për një përfaqësim gjithëpërshirës
    • McTominay i del në mbështetje Man Utd: Shumë lehtë t’i fajësosh, kanë bërë gjithçka për mua
    • Pete Davidson bëhet baba për herë të parë
    • Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle ndajnë 10 mijë euro për mjekimin e ish-ushtarit të UÇK-së
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Dhoma e zejeve

    Dhoma e Zejeve Koblenz promovon zejet në tekstil mes Kosovës & Shqipërisë

    korrektpressBy korrektpressDecember 19, 2025 Dhoma e zejeve 2 Mins Read
    Dhoma e Zejeve Koblenz promovon zejet në tekstil mes Kosovës dhe Shqipërisë
    Dhoma e Zejeve Koblenz promovon zejet në tekstil mes Kosovës & Shqipërisë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Prizren, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës, u zhvillua një aktivitet në kuadër të Projektit të Partneritetit të Dhomave dhe Shoqatave Shqipëri & Kosovë, me mbështetjen e Dhomës së Zejeve Koblenz, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e zejeve. Projekti bazohet në bashkëpunimin mes Dhomës Kombëtare të Zejtarisë në Shqipëri dhe Odës së Prizrenit, me synimin për të fuqizuar sektorët artizanalë në të dy vendet.

    Dhoma e Zejeve Koblenz është prej vitesh aktive në Ballkanin Perëndimor dhe në nivel ndërkombëtar, në mbështetje të zejtarëve, bizneseve të vogla dhe të mesme dhe arsimit profesional dual. Projekti në Shqipëri dhe Kosovë synon forcimin e zejtarive si trashëgimi kulturore dhe si një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe social, duke i kushtuar vëmendje edhe përmirësimit të imazhit dhe rritjes së ndërgjegjësimit për ndikimin e tyre në ekonomi dhe punësim.

    Aktiviteti iu kushtua sektorit të tekstilit, një fushë me potencial të lartë zhvillimi. Në Shqipëri janë ndërmarrë iniciativa për rigjallërimin e këtij sektori përmes takimeve me artizanë dhe përfaqësues të tekstilit, të shoqëruara me analizën e nevojave dhe përgatitjen e një studimi për masa të qëndrueshme zhvillimi.

    Në të njëjtën frymë, aktiviteti në Kosovë shërbeu si një takim i parë dhe domethënës, me fokus përmirësimin e imazhit të zejtarive dhe krijimin e një platforme të përbashkët dialogu mes Shqipërisë dhe Kosovës për të diskutuar sfidat, perspektivat dhe mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e tekstilit.

    Motoja e projektit, “Crafting a Better Future”, pasqyron vizionin për forcimin e zejtarive përmes investimit në aftësi dhe bashkëpunimit ndërkufitar, me synimin për një zhvillim më të qëndrueshëm të komuniteteve lokale.

    Programi përfshiu një panel diskutimi me artizanë dhe përfaqësues të dhomave dhe institucioneve të arsimit profesional, duke krijuar një hapësirë shkëmbimi përvojash dhe idesh konkrete. Aktiviteti u përmbyll me një ekspoze punimesh dhe sfilatë veshjesh që ndërthurën traditën me inovacionin.

    TË TJERA

    Dhoma e Zejeve Koblenz promovon zejet në tekstil mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Telegrafi Jobs – aty ku talenti gjen vendin e duhur

    Bëji festat e fundvitit më të bukura – realizoji planet e tua me UPAY Kredi

    Për fundvit në Kosovë? Krahaso çmimet dhe siguro veturën tënde në Vetalgo.com

    Një shije e re po vjen – Popeyes prezanton “Cheesy Crush Sandwich”

    Vjedhje e rëndë në Lubizhdë të Prizrenit, vidhen para dhe stoli ari nga një veturë

    A|X Armani Exchange hap dyqanin me koncept të ri në Albi Mall

    LEXO GJITHASHTU

    E ardhmja e Rashford te Barcelona merr një kthesë të re pas vendimit për Hansi Flick

    December 19, 2025

    Dhoma e Zejeve Koblenz promovon zejet në tekstil mes Kosovës dhe Shqipërisë

    December 19, 2025

    Gjorgjievski: Fillon aksioni për pastrimin e ndërtesave të ndërtuara pa leje

    December 19, 2025

    Kurti reagon pas njohjes nga Bahamas: 2025 viti i njohjeve të reja

    December 19, 2025
    TË TJERA

    Gratë në politikë dhe rinia: Për një përfaqësim gjithëpërshirës

    December 19, 2025

    McTominay i del në mbështetje Man Utd: Shumë lehtë t’i fajësosh, kanë bërë gjithçka për mua

    December 19, 2025

    Pete Davidson bëhet baba për herë të parë

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.