Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5 marrëdhëniet mes banorëve po zhvillohen me një ritëm të ri, ndërsa secili duket se po analizojnë me kujdes lëvizjet dhe strategjitë e të tjerëve.
Në qendër këtë herë është trekëndëshi i tensionuar mes Mirit, Selinës dhe Rogertit.
Gjatë një rrëfimi në dhomën e rrëfimit, Miri komentoi hapur mbi pozicionimin e Selin, duke theksuar se ajo nuk mund t’i shmanget dhe se veprimet e saj lidhen drejtpërdrejt me të dhe Rogertin.
Foto: Instagram
“Po ku do të shkojë ajo pa ne? Lojën me ne e ka. Nuk është se do afrohet, ajo aty është. Megjithatë, Selin e di vetë. Është mënyra e saj se si do të hyjë në lojë me mua”, tha ai.
Miri gjithashtu analizoi dy mundësi që Selina mund të ndjekë në vijim.
Sipas tij, e para është të krijojë një konflikt të qëllimshëm midis tij dhe Rogertit për të përfituar nga situata.
Skenari i dytë është një afrimi strategjik, përmes një shtrirjeje dore miqësore, që mund të sjellë një aleancë të përkohshme mes tyre.
“Pra te varianti i parë është që do të hapë një konflikt midis meje dhe Rogertit. E dyta është të krijojë një lloj loje ose shtrirje dore miqësore midis meje dhe asaj”, theksoi mes tjerash. /Telegrafi/