Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) i ka vendosur në shitje biletat për ndeshjen ndaj Sllovakisë.
Kombëtarja e Kosovës më 27 shkurt do të përballet me Sllovakinë, në kuadër të parakualifikuesve për EuroBasket 2029.
FBK-ja ka informuar se biletat do të shiten sot prej orës 14-17 ndërsa nesër prej 12-18, kurse çmimi është 5 euro.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Biletat janë në shitje! Mbështete Kosovën drejt fitores!
Nga sot deri më 27 shkurt 2026, biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, Kosova vs Sllovakia janë në shitje në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, përballë palestrës sportive “Sezai Surroi”.
Sot biletat do të shiten nga ora 14:00 deri në ora 17:00, kurse nga nesër prej 12:00 deri në ora 18:00. Çmimi është 5 Euro”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, përballja mes Kosovës dhe Sllovakisë do të zhvillohet më 27 shkurt me fillim nga ora 19:00./Telegrafi