Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha sot para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit se pas konstituimit të Kuvendit do të kërkojnë që të votohet një Rezolutë për procesin në Hagë.
Ajo tha se përmes Rezolutës do të kërkojnë që procesi në Hagë të kthehet në binarë të standardeve evropiane.
“…Dua t’ju njoftoj që në seancën e parë të Kuvendit, së bashku me marrëveshjet ndërkombëtare, ne do të kërkojmë që të miratohet edhe rezoluta e përgatitur nga ekspertët e pavarur për procesin në Hagë”, u shpreh ajo.
Siç u tha se përmes kësaj Rezolute do të kërkohet që procesi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së të kthehet në ‘binarë’, sipas standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm. /Telegrafi/