Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, ka shprehur pakënaqësi të madhe ndaj VAR pas humbjes 2-0 në shtëpi ndaj Atlético Madrid në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjes, Flick kritikoi dy vendime kyçe: ndërhyrjen me dorë të Marc Pubill pas një goditjeje nga portieri dhe kartonin e kuq ndaj Pau Cubarsí.
Trajneri gjerman tha për prekje me dorë të Pubill: “Të gjithë gabojmë, por cili është kuptimi i VAR nëse s’po zbaton rregullat? Kjo është penallti dhe karton i dytë i verdhë – thjesht nuk e kuptoj”.
Ai gjithashtu ngriti pikëpyetje për kartonin e kuq të Cubarsí, duke deklaruar rezervat.
“Nuk jam i sigurt nëse e preku mjaftueshëm Simeonen për të marrë karton të kuq”, nënvizoi.
Megjithatë, Flick mbeti optimist për ndeshjen e kthimit, pasi ai ende beson në rikthim.
“Humbëm 2-0, por patëm disa raste të shkëlqyera. Akoma kemi shanse për rikthim në ndeshjen e kthimit”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/