Çiklisti Barnaby Wickham ka mbledhur më shumë se 700 kapakë të humbur të rrotave, kryesisht gjatë udhëtimeve me biçikletë nëpër Baltimore.
Ato kanë frymëzuar një kërkim për të kthyer mbeturinat në art, duke përfshirë kurora Krishtlindjesh, një peshk gjigant dhe një kokë të madhe të Snoopy-t.
Është një hobi që u zhvillua gati dy vjet më parë nga dashuria e tij për çiklizmin dhe gëzimi për të bërë diçka nga mbeturinat që ka mbledhur, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se është një lloj emocioni i gjuetisë, për një gjë. Më pëlqen të ngas biçikletën. E dua Baltimoren. Më pëlqen të dal në Baltimore, dhe ka mjaftueshëm kapakë rrotash dhe gjëra të tjera si grilat e makinave për të qenë interesante, por jo aq shumë sa të jetë shumë e lehtë”, tha Wickham.
54 vjeçari, thotë se nuk mund ta shpjegojë tamam, por një ditë, ndërsa ngiste biçikletën në fillim të vitit 2024, vendosi të sillte në shtëpi një kapakë të humbur të rrotave. Që atëherë, ai ka filluar të varë kapakë rrotash që i gjen në çantën e shpinës.
“Unë i mbaj mend ato dhe kam një hartë të Google. Unë shënoj vendet ku i gjej secilën prej tyre”, tha ai. /Telegrafi/