Real Madridi përballet me konkurrencë serioze në garën për transferimin e talentit të madh të AZ Alkmaar, Kees Smit.
Mesfushori 20-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e klubeve evropiane falë paraqitjeve mbresëlënëse në Eredivisie, ku është shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës së tij.
Përveç madrilenëve, interes konkret kanë shfaqur edhe Barcelona, Bayern Munich dhe veçanërisht Chelsea.
Klubi londinez ka hyrë fuqishëm në garë, me synimin për të tejkaluar ofertën e Real Madridit, e cila raportohet të jetë rreth 50 milionë euro.
AZ Alkmaar e ka vlerësuar kartonin e lojtarit në rreth 60 milionë euro, duke reflektuar pjekurinë taktike, vizionin e lojës dhe personalitetin që Smit ka treguar pavarësisht moshës së re.
Chelsea është i gatshëm të rrisë ofertën për të siguruar shërbimet e tij.
Në ‘Stamford Bridge’, drejtuesit sportivë e shohin Smit si një element ideal për rotacion në mesfushë, duke i dhënë pushim emrave si Moises Caicedo dhe duke plotësuar profilin energjik të Enzo Fernandez.
Strategjia e klubit anglez mbështetet në afrimin e talenteve me potencial të lartë zhvillimi dhe vlere tregu, qoftë për ndërtimin e ekipit, qoftë për përfitime të ardhshme financiare.
Nga ana tjetër, Real Madridi mbetet një rival i fortë, duke pasur një histori të suksesshme në identifikimin dhe afrimin e yjeve para shpërthimit të tyre të madh.
Megjithatë, fuqia financiare e Chelseat mund të ndikojë ndjeshëm në rrjedhën e negociatave.
AZ Alkmaar pritet të përfitojë një shumë rekord nga shitja e mesfushorit, ndërsa vendimi final i lojtarit do të përcaktojë një nga lëvizjet më të rëndësishme të afatit kalimtar së verës. /Telegrafi/