Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi thotë se PR-i i Qeverisë nuk përputhet me realitetin, sepse po bëhen krahasime selektive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Garbage in, garbage out (GIGO) – kur në debatin ekonomik futen krahasime selektive, vetëlavdërime dhe shifra pa kontekst, në fund marrim një “ekonomi të katërt në Europë” të rreme. Ndërsa sa i përket asaj që qytetarët e ndjejnë, Maqedonia është në vendin e 82-të për cilësinë e jetës.
Kjo është diferenca mes rrëfimit PR-it të Qeverisë dhe realitetit në të cilin jetojnë qytetarët.
Në një kontekst të tillë, debati për pagën minimale prej 600 eurosh nuk është çështje “përshtypjeje”, por e vlerësimit me dinjitet të punës. Nën këtë kufi, shteti praktikisht dërgon mesazhin se është normale që një njeri të punojë gjithë muajin dhe prapë të mbetet i varfër”, shkruan Bytyqi në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/