Shefi i BMW M, Frank van Meel, tha në fillim të këtij viti se transmisioni manual “nuk ka kuptim nga pikëpamja inxhinierike”.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që marka po heq dorë plotësisht nga manualët.
Sipas zëvendëspresidentes së divizionit M, BMW nuk është ende gati të ndërpresë transmisionin.
Por, rregulloret më të rrepta për emetimet mund të përshpejtojnë zhdukjen e marshit manual.
Prodhuesit po garojnë për të përmbushur rregulloret gjithnjë e më të ashpra dhe për të shmangur gjobat e rënda për tejkalimin e objektivave të emetimeve. /Telegrafi/