Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të pikëkalimit kufitar në Jarinje.
Sipas njoftimit të Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bllokimi ka ndodhur sot rreth orës 10:10.
“Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të PKK Jarinje, për shkak se në anën e Serbisë janë duke e pastruar rrugën me bager dhe kamionë, kështu që asnjë automjet nuk mund të lëvizë”, thuhet në njoftim.
Autoritetet kanë bërë të ditur se qarkullimi do të mbetet i ndërprerë deri në përfundimin e punimeve në anën tjetër të kufirit.
Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat 045 198 000, 045 198 606 dhe në numrin pa pagesë 0800 50095. /Telegrafi/