Pak orë para nisjes së seancës plenare, policia ka marrë masa të shtuara sigurie për shkak të protestës së paralajmëruar nga opozita, e cila do të zhvillohet në të njëjtën kohë me votimin në Parlament mbi kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku.
Forca të shumta policie janë vendosur rreth godinës së Kuvendit për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës.
Një ditë më parë, zona përreth Parlamentit është rrethuar me barriera metalike si masë paraprake për protestën e thirrur nga Partia Demokratike, raporton A2cnn.
Demokratët kanë bërë të ditur se do të protestojnë si jashtë ashtu edhe brenda sallës së seancave plenare, çka ka detyruar institucionet të vendosin masa të përforcuara sigurie.