Kanë mbetur vetëm pak ditë nga faza aktuale e shitjes së biletave për Sunny Hill Festival.
Sunny Hill po hyn në një moment kyç – një moment që fansat më besnikë e njohin mirë. Së shpejti mbyllet afati për biletat Believers, opsioni më i favorshëm për ata që duan të jenë pjesë e festivalit që në fillim.
Ndërkohë, kërkesa vazhdon të rritet me ritëm të shpejtë. Ata që kanë marrë biletat më herët tashmë kanë siguruar vendin e tyre në një nga festivalet më të mëdha në rajon, i nominuar ndër më të mirët në Evropë nga ESNS.
Çdo fazë që kalon e afron festivalin drejt një edicioni që pritet të jetë më i madhi deri më tani.
Pas kësaj faze, biletat kalojnë në kategorinë Early Bird, me çmim më të lartë.
Biletat Believers momentalisht kanë çmimin prej 110 eurosh, ndërsa ato Early Bird do të jenë 165 euro, derisa biletat regular do të jenë 195euro. Të gjitha biletat vlejnë për 3 ditët e festivalit.
Sunny Hill 2026 po vjen me edicion më të madh, më të zhurmshëm dhe më global se kurrë – me më shumë artistë, më shumë skena dhe një audiencë që vjen nga çdo cep i botës.
Dhe si çdo vit, Prishtina nuk është thjesht mikpritëse. Është epiqendra e rajonit për muzikë, art, kulturë e verë të paharrueshme