KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kosova ngritët në renditjen e FIFA-s pas fitores historike ndaj Sllovakisë

Kosova ngritët në renditjen e FIFA-s pas fitores historike ndaj Sllovakisë

Kombëtarja e Kosovës është ngritur në një pozitë në renditjen botërore të shtëpisë së futbollit FIFA pas fitores ndaj Sllovakisë.

“Dardanët” u kualifikuan në finalen e play-offit të Kupës së Botës me triumfin 3-4 ndaj sllovakëve, kurse tani do ta kërkojnë Kampionatin Botëror në sfidën ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”.

FIFA tashmë në kohë reale ndryshon pozitat e kombëtareve pas ndeshjeve që zhvillojnë, kësisoj Kosova ka marrë një ngritje në një vend më lartë. Pra, renditeshin në vendin e 79-të dhe tani janë në të 78-in.

Përpos fitores, Kosova mori edhe plot 16.59 pikë, e kjo vetëm mund të përmirësohet në rast që e bëjmë historinë dhe e sigurojmë vendin për Kampionatin Botëror 2026.

Shqipëria pavarësisht humbjes nga Polonia mbetet në vendin e 63-të, mirëpo ka humbur 9.42 pikë.

Kujtojmë, përballja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet këtë të enjte nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.