Rritja e çmimit të naftës, e shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme, ka filluar të ulet.
Një fuçi nafte Brent tregtohej këtë mëngjes për 88 dollarë, ku kulmi ishte rreth 118 dollarësh të hënën dhe 3 dollarë më pak se dje në të njëjtën kohë.
Megjithatë, çmimet janë ende 18 dollarë më të larta që nga fillimi i luftës.
Problemi qëndron tek ulja e furnizimeve me naftë bruto dhe produkte të rafinuara, i shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit pranë bregut iranian, shkruan Sky News.
Kjo do të thotë, për shembull, se nëse një vend importon shumicën e naftës dizel, konkurrenca ndërkombëtare për furnizimet do të bëhet më e ashpër për sa kohë rruga kryesore detare mbetet e mbyllur. E njëjta gjë vlen edhe për çmimet e gazit natyror.
Sot, çmimet e gazit janë 2 për qind më të larta, ndërsa këtë muaj janë rritur 50 për qind edhe pse zakonisht lëvizjet e tyre janë të lidhura ngushtë me ato të naftës.
Arsyeja pse çmimet e naftës po ulen është shpresa se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) do të ndihmojë në mbulimin e mungesës, duke mbikëqyrur lirimin më të madh të rezervave globale të naftës në historinë e saj.
Megjithatë, sasia e tërheqjes së propozuar nga rezervat e vendeve anëtare, ende nuk është bërë publike dhe nuk ka marrë miratimin përfundimtar. /Telegrafi/