Bernardo Silva këmbënguli se Manchester City do të luftojë deri në minutën e fundit të sezonit, pas një fitoreje dramatike 2-1 në Ligën Premier ndaj Liverpoolit të dielën.
Mesfushori portugez ishte protagonist, duke barazuar rezultatin në minutën e 84-të dhe duke luajtur një rol kyç në sigurimin e penalltisë vendimtare, që Erling Haaland e shndërroi në gol.
“Të mbash gjallë këtë shpresë dhe të synosh titullin, ndihesh vërtet mirë”, tha Silva.
“Është përgjegjësia jonë të bëjmë punën tonë në fushë. Në janar niveli ynë ra pak, humbëm shumë pikë dhe të gjithë e dimë se duhet të bëjmë më mirë. Jemi të përqendruar dhe mezi presim të japim më të mirën në tre muajt e gjysmë të fundit dhe të luftojmë për të gjithë titujt””.
Fitorja shënoi suksesin e dytë të Cityt në ligë këtë vit dhe vetëm triumfin e tretë në histori në Anfield në Ligën Premier.
Megjithëse janë gjashtë pikë prapa Arsenalit (50 me 56 pas 25 ndeshjeve), Silva theksoi se ëndrra për titull mbetet gjallë me 13 ndeshje të mbetura: “Arsenali ka një pozicion më të mirë, por ëndrra është padyshim gjallë”, tha Silva.
City mbetet gjithashtu aktiv në finalen e Kupës Carabao, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve, por Silva nënvizoi nevojën për qëndrueshmëri pas rënies së formës në janar. /Telegrafi/