Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka kërkuar fillimin e hetimeve kundër prokurores së Prokurorja e Zyrës së Prokurorit Special (ZPS), Kimberly West dhe Jack Smith.
Behrami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Ëest dhe Smith duhet të hetohen për spiunazh, sulm dhe përmbysje e rendit kushtetues, sabotim, etj.
“Meqë qenka kështu, ftoj Prokurorinë e Kosovës me seli në Prishtinë për fillimin e hetimeve kundër Kimberly Ëest dhe Jack Smith për këto vepra: 1. Sulm dhe përmbysje e rendit kushtetues, 2. Spiunazh, 3. Sabotim, 4. Rrezikim i rendit kushtetues, 5. Organizim ose mbështetje e veprimeve antikushtetuese, 6. etj”, ka shkruar Behrami. /Telegrafi/