Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Mediat perëndimore për Budanovin: Shefi pragmatik që po fiton peshë politike në Ukrainë

    January 2, 2026

    Igli Tare thotë se Fullkrug e ka befasuar Milanin, e mohon largimin e Nkunkut

    January 2, 2026

    Natalie Portman shkëlqen në plazh pas divorcit, feston Vitin e Ri në St. Barts

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Mediat perëndimore për Budanovin: Shefi pragmatik që po fiton peshë politike në Ukrainë
    • Igli Tare thotë se Fullkrug e ka befasuar Milanin, e mohon largimin e Nkunkut
    • Natalie Portman shkëlqen në plazh pas divorcit, feston Vitin e Ri në St. Barts
    • Aksident me fatalitet në Mavrovë, policia me detaje
    • Në Norvegji gati të gjithë veturat e reja janë elektrike
    • BP: Vazhdon rritja dinamike e pagesave digjitale
    • Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase
    • Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 2
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » BDI: Kërkojmë përgjegjësi politike për skandalin në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, për trajtimin ç’njerëzor ndaj të punësuarve shqiptarë

    BDI: Kërkojmë përgjegjësi politike për skandalin në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, për trajtimin ç’njerëzor ndaj të punësuarve shqiptarë

    korrektpressBy korrektpressDecember 27, 2025 Bdi 3 Mins Read
    BDI: Kërkojmë përgjegjësi politike për skandalin në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, për trajtimin ç'njerëzor ndaj të punësuarve shqiptarë
    BDI: Kërkojmë përgjegjësi politike për skandalin në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, për trajtimin ç'njerëzor ndaj të punësuarve shqiptarë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj siç thonë ata, trajtimit çnjerëzor ndaj 76 të punësuarve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, ku punëtorët shqiptarë ishin mbyllur në zyra pa kushtet minimale për punë.

    Nga BDI thonë se personat e poshtëruar publikisht nga ministria, janë njerëz familjarë, të cilët janë trajtuar pa dinjitet në vendin e tyre të punës.

    Reagimi i plotë nga BDI:

    Bashkimi Demokratik për Integrim Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër dhe pa asnjë rezervë trajtimin çnjerëzor, poshtërues dhe diskriminues të 76 të punësuarve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, të gjithë shqiptarë, të cilët janë thirrur në punë dhe janë mbyllur në zyra pa kushte minimale njerëzore dhe pa asnjë detyrë pune.Vendosja e dhjetëra grave dhe burrave në tri zyra, pa karrige, pa tavolina pune, pa kompjuterë, pa mjete elementare dhe pa asnjë angazhim profesional, duke i detyruar të qëndrojnë në këmbë nga ora 08:00 deri në ora 16:00, përbën formë të hapur të mobingut institucional dhe torturës psikologjike.Fakti që këta punonjës, për të mbijetuar ditën e punës, janë detyruar të improvizojnë duke u ulur në dysheme dhe duke sjellë batanije nga shtëpia, është një turp shtetëror që cenon dinjitetin njerëzor dhe shkel çdo standard ligjor, moral dhe evropian.Edhe më e rëndë është sjellja pas këtij akti. Në vend që institucionet të marrin përgjegjësi për kushtet çnjerëzore që kanë krijuar, pamjet e kësaj situate janë keqpërdorur publikisht për linçim moral, ndërsa Kryeministri ka shkuar deri aty sa t’i akuzojë këto punonjës për “imoralitet”.Bëhet fjalë për gra shqiptare, për nëna, për motra dhe bashkëshorte, të cilat janë poshtëruar nga shteti i tyre dhe më pas janë sulmuar publikisht nga kreu i qeverisë. Kjo është vijë e kuqe e kaluar dhe nuk mund të relativizohet, justifikohet apo heshtet. Për më tepër, edhe lidhur me këto ngjarje sulmohet BDI, ndërsa në fakt bëhet fjalë për nëpunës shteti, të cilëve vet shteti duhet t’u siguroj kushte dhe trajtim dinjitoz.Kryeministri ka për obligim moral dhe politik të kërkojë menjëherë falje publike ndaj këtyre grave, familjeve të tyre dhe mbarë komunitetit shqiptar për gjuhën fyese dhe për legjitimimin e një praktike që përkujton metodat më të errëta të diskriminimit institucional”, thuhet në reagim.

    Ndër të tjera, BDI kërkon përgjegjësi të plotë politike dhe administrative për këtë skandal, ndërprerje të menjëhershme të këtij trajtimi çnjerëzor dhe rikthim të kushteve normale dhe dinjitoze të punës për të gjithë të punësuarit.Institucionet e shtetit nuk guxojnë të shndërrohen në hapësira ndëshkimi kolektiv mbi baza etnike. “Dinjiteti njerëzor nuk është privilegj, por e drejtë themelore që nuk negociohet”, thonë nga BDI.

    TË TJERA

    Mickoski: Trenat në hekurudhën me shpejtësi të lartë në Korridori 10 do të lëvizin me shpejtësi deri në 200 km/orë

    Mickoski: Rritja e fondeve për kërkime shkencore është rruga drejt hyrjes së një universiteti tonë në Listën e Shangait

    Mickoski: Do të ketë rritje lineare të pensioneve

    Mickoski: Reformat që kemi filluar kërkojnë kohë

    Mickoski: Do të investojmë 21 milionë euro për blerjen e lokomotivave të reja elektrike

    Mickoski: Shkalla e varfërisë shënon ulje, ndërsa indeksi Gini për herë të parë është nën 30% në 30 vitet e fundit

    Mickoski: Si qeveri, jemi pro rritjes së pagës minimale në vend

    LEXO GJITHASHTU

    Mediat perëndimore për Budanovin: Shefi pragmatik që po fiton peshë politike në Ukrainë

    January 2, 2026

    Igli Tare thotë se Fullkrug e ka befasuar Milanin, e mohon largimin e Nkunkut

    January 2, 2026

    Natalie Portman shkëlqen në plazh pas divorcit, feston Vitin e Ri në St. Barts

    January 2, 2026

    Aksident me fatalitet në Mavrovë, policia me detaje

    January 2, 2026
    TË TJERA

    Në Norvegji gati të gjithë veturat e reja janë elektrike

    January 2, 2026

    BP: Vazhdon rritja dinamike e pagesave digjitale

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.