Bayern Munich ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurtit.
Skuadra bavarezze arkëtoi pikët e plota falë një fitore 3-2, por që e dominuan në tërë kohën.
Pavlovic pas 16 minutave lojë shënoi nga distanca për ta zhbllokuar epërsinë.
Ndërsa, ishte Harry Kane që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Stanisic (20’).
Anglezi pastaj u përkujdes edhe për golin e fitores pas bashkëpunimit me Joshua Kimmich (68’).
Franfurt tentoi të këndellet duke shënuar fillimisht përmes Burkardt nga pika e bardhë (77’).
Kurse, Kalimuendo shënoi golin e fundit të takimit pasi përfitoi nga një gabim në mbrojtje (86’).
Bayerni kësisoj mbetet lider me 60 pikë ndërsa Frankfurt zë pozitën e shtatë me 23 sosh./Telegrafi