Bayern Munich ka regjistruar fitoren e radhës në Bundesliga, për ta mposhtur Werder Bremenin.
“Bavarezzët” zhvilluan një tjetër paraqitje të shkëlqyer për të triumfuar me rezultat 0-3.
Harry Kane e zhbllokoi epërsinë duke qenë i saktë nga pika e bardhë (22’).
Vetëm tre minuta më vonë, anglezi përfitoi nga asistimi i Luis Diaz për ta dyfishuar epërsinë (25’).
Ndërkohë, fitoren e vulosi mesfushori Leon Goretzka me një gol të bukur pas asistimit të Anthony Davies (70’).
Me këtë fitore, Bayerni ikën plus gjashtë pikë nga Dortmundi, duke mbledhur 57 pikë derisa Bremen renditet në pozitën e 16-të me 19 sosh./Telegrafi