Influencuerja Alexandra Leclerc ka zbuluar disa detaje nga dasma e saj me yllin e Formula 1, Charles Leclerc.
Në një video të publikuar më 5 mars për Vogue Australia, Alexandra, 23 vjeçe, shpjegoi se si vendosi të bënte vetë grimin në ditën e saj të dasmës.
“Thjesht doja të dukesha si vetja ime. Nuk doja të vendosja shumë më tepër grim se zakonisht apo të bëja diçka krejtësisht ndryshe nga ajo që bëj normalisht, sepse doja të dukesha si unë në ditën time të veçantë dhe që pas 10 vitesh ta shoh dhe të mos pendohem për zgjedhjet e mia të grimit,” tha ajo.
“Prandaj vendosa edhe ta bëja vetë grimin atë ditë”.
Modelja tregoi se kishte kërkuar frymëzim në internet.
“Jam shumë e kënaqur me rezultatin. Thjesht hyra në Pinterest dhe mblodha shumë fotografi nga njerëz që më pëlqenin, i vendosa në një dosje të vogël dhe bëra shumë prova tek vetja para ditës së madhe,” vazhdoi ajo.
“Shumë prej tyre ishin video të Nina Park dhe Mary Phillips. U përpoqa të bëja diçka që më pëlqente.”
Alexandra dhe Charles, 28 vjeç, njoftuan fejesën e tyre në nëntor të vitit 2025 pas më shumë se dy vitesh lidhjeje.
Çifti u martua në një ceremoni elegante civile në Monaco të shtunën, më 28 shkurt. Alexandra ndau një seri fotografish dhe videosh nga ceremonia në një postim në Instagram më 1 mars.