Mundo Deportivo ka raportuar se se Barcelona është e hapur për ta shitur Jules Kounde gjatë kësaj vere, pasi ka marrë vesh për interesimin në rritje nga gjigantët anglezë për mbrojtësin e djathtë.
Liverpool, Manchester City dhe Chelsea janë përmendur si klube të interesuara për reprezentuesin francez, i cili ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.
Klubi katalanas është i gatshëm të shqyrtojë vetëm oferta të majme financiare.
Ata besojnë se pozita e mbrojtësit të djathtë është e mbuluar me lojtarë si Eric Garcia dhe Xavi Espart, edhe në mungesë të Kounde.
Ndërkohë, Barça po punon për ta kthyer në transferim të përhershëm huazimin e Joao Cancelo nga Al-Hilal.
Gjithashtu, katalanasit janë të interesuar për mbrojtësin e Juventusit, Andrea Cambiaso, si një objektiv i mundshëm për verën.
Barcelona synon të realizojë një shitje të madhe për të siguruar fonde, pasi është në kërkim të një mbrojtësi qendror dhe një sulmuesi të profilit të lartë./Telegrafi/