Barcelona ka arritur një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Osasunës në kuadër të javës së 16-të në La Liga, ku ekipi i Hansi Flick tregoi superioritet dhe shfrytëzoi rastet më të mira për të shënuar.
Golat e katalanasve erdhën të dy nga Raphinha, i cili tregoi qetësi dhe saktësi brenda zonës.
Goli i parë u shënua në minutën e 70-të pas një pasimi të Pedrit, kur braziliani gjuajti saktë në këndin e poshtëm të djathtë të portës, duke vendosur avantazhin 1-0 për Barcelonën.
Në minutën e 86-të, Raphinha shënoi edhe golin e dytë, duke finalizuar një asist perfekt brenda zonës, këtë herë në këndin e majtë të portës, për të vulosur fitoren e ekipit të tij me rezultat 2-0.
Ndeshja pati edhe disa momente vendimtare për Osasunën, përfshirë ndërrimet e shumta dhe kartonët e verdhë, por skuadra nuk arriti të kërcënojë seriozisht portën e Barcelonës.
Barcelona gjithashtu bëri disa ndryshime taktike gjatë pjesës së dytë, duke futur Frenkie De Jong për Marcus Rashford dhe Pau Cubarsi për Fermin, për të ruajtur ritmin dhe kontrollin e lojës deri në fund.
Me këtë fitore, Barcelona shfaq formë të mirë në kampionat dhe tregon që skuadra e Hansi Flick ka stabilitet dhe aftësi për të shfrytëzuar rastet vendimtare në ndeshjet vendimtare.
Katalanasit tashmë kanë 43 pikë dhe vazhdojnë si lider në La Liga me shtatë më shumë se Real Madridi që ka 36 sosh, me këta të fundit që nesër (e diel) luajnë ndaj Alavesit./Telegrafi/