Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain

    January 3, 2026

    Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain
    • Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?
    • Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase
    • “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit” – rrëfimi tronditës i Bias, fëmijëria dhe humbja e nënës
    • Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së
    • Armando Broja: Lumturohem kur shënoj, jam më i fortë e më i shpejtë se në të kaluarën
    • Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës
    • Ministri izraelit: Presidenti sirian mbështet ISIS-in, lufta me Sirinë është çështje kohe
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Bajra: Rikthimi i Trumpit shënoi një kthesë gjeopolitike dhe tronditi tregjet globale, 2026 pritet edhe më i nxehtë

    Bajra: Rikthimi i Trumpit shënoi një kthesë gjeopolitike dhe tronditi tregjet globale, 2026 pritet edhe më i nxehtë

    korrektpressBy korrektpressDecember 26, 2025 Donald trump 3 Mins Read
    Bajra: Rikthimi i Trumpit shënoi një kthesë gjeopolitike dhe tronditi tregjet globale, 2026 pritet edhe më i nxehtë
    Bajra: Rikthimi i Trumpit shënoi një kthesë gjeopolitike dhe tronditi tregjet globale, 2026 pritet edhe më i nxehtë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Viti 2025 ka shënuar një ndryshim të thellë në rendin gjeopolitik dhe ekonomik global, veçanërisht pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu tha në “Përballje Podcast”, eksperti i tregjeve financiare ndërkombëtare, Emanuel Bajra, i cili vlerëson se nuk kemi pasur vetëm ndryshim administrate, por edhe ndryshim doktrine politike dhe ekonomike.

    “Me ardhjen e presidentit Trump, u ndryshua doktrina politike dhe ekonomike e Shteteve të Bashkuara. Brenda një kohe shumë të shkurtër u nënshkruan qindra urdhra ekzekutivë që krijuan perceptimin e një Amerike që po ndryshon rrënjësisht”, tha Bajra shkruan Telegrafi.

    – YouTube www.youtube.com

    Sipas tij, këto zhvillime janë reflektuar drejtpërdrejt në marrëdhëniet transatlantike dhe në fragmentimin e tregut evropian, i cili mbetet tregu më i madh dhe më i lakmueshëm konsumator në botë.

    “Amerikës nuk i konvenon një Evropë e bashkuar si njësi e vetme tregtare. Kostoja e rikthimit të Amerikës si superfuqi e vetme po paguhet kryesisht nga Evropa”, theksoi ai.

    Katër luhatjet kryesore në tregjet globale financiare gjatë 2025-s

    Bajra thotë se katër luhatje të mëdha që kanë goditur tregjet financiare globale gjatë vitit 2025, me theks të veçantë në sektorin teknologjik dhe politikat tarifore amerikane.

    “Kemi pasur katër luhatje serioze në tregjet globale. Ato erdhën si kombinim i gjeopolitikës, tarifave amerikane dhe goditjes së sektorit të teknologjisë”, shpjegoi ai.

    Emanuel Bajra me kryredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu ne "Perballje Podcast" Foto: Floriana Alija

    Sipas tij, rënia e besimit në kompanitë e mëdha teknologjike, frika nga inteligjenca artificiale dhe reagimet emocionale të investitorëve krijuan pasiguri të theksuar, por pa shkaktuar kolaps sistemik.

    “Investitorët reagojnë shumë shpejt. Kur kapitali tërhiqet, bie konfidenca dhe krijohet panik, por tregjet kanë treguar rikuperim gradual”, tha Bajra në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin e Telergafit, Muhamet Hajrullahu.

    2026- vit më i nxehtë dhe pritjet për Trustin Pensional të Kosovës

    Duke folur për vitin 2026, Bajra paralajmëron se pritet të jetë edhe më i tensionuar, si në aspektin gjeopolitik ashtu edhe në tregjet financiare, për shkak të konsolidimit të pushtetit të Trumpit dhe vendimeve ekonomike që priten nga administrata amerikane.

    “Viti 2026 do të jetë edhe më i nxehtë. Amerika është superfuqi dhe çdo vendim i saj reflektohet globalisht”, tha ai.

    Sa i përket Trusti Pensional i Kosovës, ku Bajra është kryesues i bordit, thotë se pavarësisht luhatjeve të tregut, fondi mbetet stabil dhe me kthim pozitiv.

    “Fondi pensional nuk është investim për sot e nesër. Është investim për pensionimin. Luhatjet afatshkurtra nuk e rrezikojnë të ardhmen e kontribuuesve”, theksoi ai.

    Sipas Bajrës, viti 2025 pritet të mbyllet në territor pozitiv për fondin, ndërsa diversifikimi i investimeve dhe menaxhimi profesional kanë garantuar siguri dhe rritje afatgjatë.

    “Kosova ka një fond pensional gati katër miliardë eurosh. Kjo është storie suksesi dhe meritë e kontribuuesve dhe e menaxhimit institucional”, përfundoi Bajra./Telegrafi/.

    TË TJERA

    Festë luksoze, emra të mëdhenj dhe ankand milionësh – si e priti Trump Vitin e Ri

    Erdogan: Ajo që bëri faraoni Netanyahu nuk do të mbetet pa u ndëshkuar

    Festë luksoze, emra të mëdhenj dhe ankand milionësh: Trump e priti Vitin e Ri në Mar-a-Lago

    Shtyhet lansimi i Trump Mobile T1 të veshur me ar

    “Jemi të armatosur dhe gati për të filluar”, Trump paralajmëron Iranin pas protestave vdekjeprurëse

    Maduro: Jemi gati për negociata me SHBA-në

    Trump merr më shumë aspirinë se ç’duhet: Nuk dua që gjaku i trashë të rrjedhë në zemrën time

    LEXO GJITHASHTU

    U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain

    January 3, 2026

    Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026

    “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit” – rrëfimi tronditës i Bias, fëmijëria dhe humbja e nënës

    January 2, 2026
    TË TJERA

    Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së

    January 2, 2026

    Armando Broja: Lumturohem kur shënoj, jam më i fortë e më i shpejtë se në të kaluarën

    January 2, 2026

    Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.