Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka dorëzuar në Departamentin e Hetimeve një dosje që lidhet me funksionimin e njehsorëve elektrikë në vend.
Sipas tij, dokumentacioni përfshin prova që, sipas LDK-së, tregojnë parregullsi në matjen dhe faturimin e energjisë elektrike.
E njëjta çështje është adresuar edhe në Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe në kompaninë KEDS.
Nga kjo parti pretendohet se, nga gjithsej 884 njehsorë të verifikuar, rreth 87 për qind e tyre kanë rezultuar me matje që çojnë në fatura më të larta për qytetarët, edhe në rastet kur aplikohet tarifa më e ulët. /Telegrafi/