KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rasti i njehsorëve elektrikë, Azemi i dorëzon sot dëshmitë në polici

Rasti i njehsorëve elektrikë, Azemi i dorëzon sot dëshmitë në polici

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, sot në ora 09:00 do të dorëzojë në polici të gjitha dëshmitë që sipas tij lidhen me skandalin e njehsorëve elektrikë.

Ky veprim vjen pas akuzave të vazhdueshme të Azemit ndaj operatorëve energjetikë, për të cilët ai pretendon se kanë manipuluar me matjen e energjisë elektrike në dëm të qytetarëve.

Së fundmi, Azemi i ka bërë thirrje Prokurorisë që të ndalojë çdo ndërhyrje në njehsorët elektrikë, duke paralajmëruar se veprime të tilla mund të çojnë në fshehjen e provave.

Ai ka theksuar se ndërrimi i njehsorëve në këtë fazë të hetimeve ngre dyshime serioze për manipulim dhe pengim të zbardhjes së rastit.

“Mos i prekni njehsorët, mos i fshihni provat”, ka deklaruar Azemi, duke kërkuar që të gjitha institucionet të përmbahen nga çdo veprim derisa të përfundojnë hetimet dhe të sigurohen provat e nevojshme.

Ai ka paralajmëruar se dëshmitë që do të dorëzohen në polici synojnë të hedhin dritë mbi atë që e ka cilësuar si një skandal të madh që ka dëmtuar qytetarët financiarisht dhe ka kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin.

Dorëzimi i provave pritet të jetë një hap i ri në zhvillimet rreth këtij rasti, për të cilin tashmë nga ana e Prokurorisë është autorizuar policia që të nis hetimet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.