Author: korrektpress

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka kritikuar Ministrin e Shëndetësisë Azir Aliun për punësimet e fundit në Spitalin e Tetovës, duke akuzuar se janë lënë jashtë dhjetëra të punësuar që kanë punuar një kohë të gjatë aty.“Dhjetëra punonjës shëndetësor të cilët për vite me radhë, gjatë një dekade kanë punuar me kontrata të përkohshme apo në forma vullnetare dhe janë lënë pa vendime pune të përhershme, pavarësisht nga premtimeve të përsëritura nga ministri Azir Aliu, përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve”.”Bëhet fjalë për personel me përvojë shumëvjeçare që kanë bartur barrën kryesore të funksionimit të spitalit dhe gjatë periudhës më…

Read More

YouTube ka fshirë dy kanale të njohura që publikonin video të rreme të shkurta për filma, të krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI).Platforma vendosi të shuajë kjo përmbajtje mashtruese dhe të mbyllë dy kanalet e mëdha: Screen Culture nga India dhe KH Studio nga Shtetet e Bashkuara, të cilat së bashku kishin më shumë se 2 milionë abonentë dhe mbi një miliard shikime.Këto kanale nuk përdornin AI vetëm për argëtim, por kombinonin skena të krijuara me inteligjencë artificiale me materiale reale nga filma, duke sjellë kështu video që nuk ishin zyrtare dhe mashtronin publikun.Për shembull, kanali Screen Culture publikoi…

Read More

Emamnuel Macron fluturoi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për të kaluar Krishtlindjet me trupat franceze.Presidenti francez mori pjesë në stërvitje ushtarake dhe ndau një vakt me ushtarët në bazën ajrore Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Si të më kishte goditur një tren”, thotë zëvendëspresidenti JD Vance – pas stërvitjes së ashpër me forcat elitare amerikane “Është një nder i madh për mua të ndaj këto momente me ushtarakët tanë”, shkroi ai në X.A është kjo një lloj gare me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance? /Telegrafi/ — (@)

Read More

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka reaguar përmes një sqarimi institucional lidhur me vendimet e fundit gjyqësore që kanë të bëjnë me Rregulloren e Punës dhe zgjedhjen e Kryetarit të KPM-së, duke theksuar se respekton dhe zbaton vendimet e gjykatave, por shpreh shqetësime serioze për mënyrën e interpretimit të ligjit.“KPM respekton dhe zbaton vendimet e gjykatave çdoherë pavarësisht nivelit profesional dhe qëllimit të tyre”, thuhet në njoftim, ndërsa theksohet se dy vendimet e fundit “kanë neglizhuar në tërësi nenet relevante të specifikuara nga KPM”.Sipas KPM-së, ligjet janë një e mirë publike dhe nuk duhet të përdoren për interesa të…

Read More

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka përfshirë dy bashkëlojtarë të tij në listën e futbollistëve më të mirë të momentit, teksa entuziazmi për Kupën e Botës që po vjen po rritet.Në një intervistë për revistën Esquire, të publikuar të martën, 23-vjeçari përmendi Lamine Yamal dhe Raphinha, duke i renditur ata përkrah yjeve botërorë si Kylian Mbappé, Mohamed Salah, Erling Haaland dhe Julián Álvarez, kur foli për lojtarët më të mirë që po shkëlqejnë aktualisht.Pedri u shpreh i etur për t’u përballur me shumicën e këtyre emrave në arenën ndërkombëtare — me përjashtim të Yamalit, shokut të tij të skuadrës te Barcelona,…

Read More

Nga tubimi i Podujevës kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku, tha se Llapi është vet historia e popullit të Kosovës. Sipas tij, Llapi e ka kuptuar herët se shteti nuk ndërtohet me sharje por me mençuri. “Llapi ka nxjerrë breza mësuesish, intelektualësh dhe profesionistësh që i kanë shërbyer gjithë vendit. Llapi e ka kuptuar herët se liria dhe shteti nuk ndërtohen me ankesa e sharje, por me mençuri, me organizim dhe me përgjegjësi. Diku me mend, diku me pushkë, Llapi është vet historia e popullit të Kosovës”, tha Abdixhiku. Tutje ai shtoi se Llapi është trevë e punës, e sakrificës dhe…

Read More

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se AAK është pritur me energji të jashtëzakonshme dhe përkrahje të madhe nga qytetarët e Suharekës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.Sipas Lekajt, Suhareka ku vetëm pak javë më parë u festua fitorja e radhës e kryetarit Bali Muharremaj edhe kësaj here dëshmoi unitet dhe mobilizim të madh qytetar në mbështetje të Aleancës.Ai theksoi se bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër të Kosovës, u prezantua platforma politike e ndërtuar për secilin qytetar të vendit, ndërsa sallat e mbushura…

Read More

Një aeroplan tip Falcon 50, që transportonte Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Libisë, është rrëzuar pranë Ankarasë, në Turqi, duke shkaktuar humbjen e jetës së udhëheqësve të lartë ushtarakë që ndodheshin në bord, raportojnë mediat lokale.Sipas burimeve, më herët gjatë së njëjtës ditë, Mohammed Ali al-Haddad kishte zhvilluar takime në Turqi me zyrtarë të lartë ushtarakë. Pas incidentit, autoritetet turke mbyllën përkohësisht hapësirën ajrore mbi Ankara si masë sigurie.BREAKING: Turkish authorities have confirmed that the aircraft has crashed and that security forces have reached the wreckage.pic.twitter.com/EavZU3XaH6 https://t.co/goELGzCzXu— Clash Report (@clashreport) December 23, 2025 Autoritetet turke kanë konfirmuar zyrtarisht rrëzimin…

Read More

Mbrëmjen e së shtunës, në Teatrin Shqiptar në Shkup, u jetësua teksti i Eugene Ionesco “Rinoqerontët”, me regji të regjisorit bullgar Vasil Vasilev, koreografi të Rosen Mihajlov, skenografi të Maria Kunçeva dhe muzikë nga Milen Apostolov.Ky tekst i shkruar më 1959 shpalosi para audiencës shqipfolse dhe jo vetëm, dramën në frymën e ‘teatrit të absurdit’e cila ndonëse me vite e largët e shkruar, ende pasqyron realitetin e ditëve të sotme.Vepra “Rinocerontët” është shkruar në periudhën e pasluftës, kur tmerret dhe traumat e Luftës së Dytë Botërore ishin ende shumë të pranishme në ndërgjegjen e evropianëve. Drama përbën një kritikë ndaj…

Read More

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 20:10 në hyrje të autostradës “Arbën Xhafetri” në Kaçanik, ku një person ka pësuar lëndime.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura prej të cilave njëra me targa të huaja.“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Veseli.Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rrugor të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë hetuar rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/

Read More