KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rrëzohet aeroplani ushtarak pranë Ankarasë, humbin jetën udhëheqës të lartë libianë

Rrëzohet aeroplani ushtarak pranë Ankarasë, humbin jetën udhëheqës të lartë libianë

Një aeroplan tip Falcon 50, që transportonte Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Libisë, është rrëzuar pranë Ankarasë, në Turqi, duke shkaktuar humbjen e jetës së udhëheqësve të lartë ushtarakë që ndodheshin në bord, raportojnë mediat lokale.

Sipas burimeve, më herët gjatë së njëjtës ditë, Mohammed Ali al-Haddad kishte zhvilluar takime në Turqi me zyrtarë të lartë ushtarakë.

Pas incidentit, autoritetet turke mbyllën përkohësisht hapësirën ajrore mbi Ankara si masë sigurie.

Autoritetet turke kanë konfirmuar zyrtarisht rrëzimin e aeroplanit dhe njoftuan se forcat e sigurisë kanë arritur në vendin e rrënojave.

Gjithashtu, bëhet e ditur se janë gjetur pjesë të aeroplanit në zonën e Haymanas, ku dyshohet se ka ndodhur rrëzimi.

Hetimet për shkaqet e aksidentit ajror janë në vijim, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare nga autoritetet përkatëse. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.