Author: korrektpress

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri energjetik 220/35/10(20) kV në Malishevë, projekt ky që synon rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për qytetarët dhe bizneset lokale.Sipas Kastratit, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt stabilizimit energjetik në komunë, e cila për vite me radhë është përballur me ndërprerje të shpeshta të rrymës.“Sot shënojmë një moment të rëndësishëm për komunën tonë, vënien e gurthemelit për ndërtimin e Nënstacionit të ri 220/35/10(20) kV në Malishevë, një projekt i shumëpritur…

Read More

Mungesa e edukimit medial dhe ndryshimi i shpejtë i mënyrës se si qytetarët informohen po e bëjnë shoqërinë kosovare gjithnjë e më të cenueshme ndaj dezinformimit, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore.Kështu u tha në episodin e pestë të “Përballje Podcast”( Integriteti Medial dhe Demokracia në Kosovë) ku Getoarbë Mulliqi, drejtoreshë e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), foli për rolin e organizatës, sfidat aktuale të mjedisit informativ dhe nevojën për edukim medial të qëndrueshëm.Mulliqi theksoi se roli i AGK-së është zgjeruar përtej mbrojtjes së gazetarëve, duke përfshirë edhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe integritetit të informacionit.“AGK-ja është themeluar si organizatë…

Read More

Sot do të mbahet seanca fillestare për tre të akuzuarit në rastin e sulmit në kanalin Ibër Lepenc në Zubin Potok, ndaj vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq si dhe ndaj Igor Dimoviq.Seanca mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në ora 09:30. Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq, të cilët ngarkohen për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.Sipas aktakuzës së Prokurorisë vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq më 29 nëntor 2024, rreth orës 18:50, në fshatin Varagë, Komuna e Zubin…

Read More

Jennifer Lawrence ka reflektuar mbi karrierën e saj të frytshme në film dhe bashkëpunimet me një mori emrash të mëdhenj, duke zbuluar se një aktor i klasit A në veçanti nuk e kishte të lehtë të punonte – por jo për arsyet që shumë do të prisnin. Gjatë viteve, ajo ka luajtur në një gamë të gjerë filmash dhe ka punuar me aktorë të të gjitha prejardhjeve, gjë që i ka dhënë asaj një përvojë të pasur në shesh xhirimi.Duke folur për xhirimet e komedisë së zezë “Don’t Look Up”, Lawrence zbuloi se pjesa më e vështirë për të ishte…

Read More

Kompania Microsoft po punon për përmirësimin e konsiderueshëm të performancës së disqeve SSD në sistemet Windows, gjë që mund të bëjë që kompjuterët të punojnë dukshëm më shpejt, sidomos ata me SSD modernë NVMe.Arsyeja pse deri tani kishte kufizime është mënyra se si Windows komunikon me disqet NVMe – në vend të komunikimit të drejtpërdrejtë, sistemi përdorte protokollin më të vjetër SCSI, i krijuar fillimisht për disqe hard disk. Kjo ndalonte përdorimin e plotë të potencialit të SSD-ve moderne mbi PCI Express. Microsoft tani po sjell mbështetje origjinale për NVMe pa përdorur SCSI, duke rritur në mënyrë të dukshme numrin…

Read More

Policia e Kosovës, përmes Sektorit të Hetimeve të Departamentit për Kufi dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka arrestuar një shtetas jordanez dhe një shtetase turke, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandim me migrantë”.Hetimet tregojnë se i dyshuari kryesor dyshohet se ka organizuar hyrjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia, në Republikën e Kosovës, me qëllim më pas kontrabandimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ai dyshohet gjithashtu të ketë udhëhequr një grup të mirëorganizuar kriminal, i cili përfitonte përmes kësaj veprimtarie të paligjshme.Gjatë kontrollit të kryer ndaj…

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme.SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. “Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar”, thuhet në njoftim. SHMU po…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius dhe temperaturat maksimale nga 5 deri në 7 gradë Celsius. Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-4m/s. /Telegrafi/

Read More

Juela Nikollaj është banorja më e re e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur jashtë Shqipërisë, konkretisht në Milano të Italisë.Banorja i është bashkuar konkurrentëve të tjerë në garën për çmimin e madh, në një moment kur konkurrenca po bëhet gjithnjë e më e fortë. Përveç Juelës, në prime-in e sotëm kanë hyrë edhe tre banorë të rinj: Stenaldo Mëhilli, Armela Hyseni dhe Juxhin Plovishti.Edicioni i sivjetëm i Big Brother VIP Albania nisi të premten e kaluar, më 20 dhjetor, dhe këtë vit në shtëpi janë bashkuar një larmi personalitetesh.…

Read More

Juxhin Plovishti është banori më i ri që i është bashkuar edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. Ai është një nga aktorët e spektaklit të humorit ‘Portokalli’, derisa sot iu bashkua konkurrentëve të tjerë në garën për çmimin e madh. Juxhini, i cili vjen nga qyteti i Korçës, e ka nisur karrierën që në moshë shumë të vogël.“Vendosa të hyj në Big Brother sepse çdo mundësi të madhe që më kanë sjellë në jetë jam munduar të pranojë. E konsiderojë si lojë, nuk dua të marrë gjë seriozisht. Jam i gatshëm që tani për një romancë”, u shpreh…

Read More