Author: korrektpress

Plani i paqes, për të cilin Ukraina, SHBA-ja dhe Rusia po diskutojnë tashmë për dy muaj, përbëhet nga 20 pika. Megjithatë, përveç dokumentit bazë, ka edhe shtesa të veçanta për fusha specifike, tha para gazetarëve presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.Pra, aktualisht po diskutohet një draft i planit të paqes — një dokument politik mes Ukrainës, SHBA-së, Evropës dhe Rusisë. Sipas Zelenskyyt, 20 pikave të planit përmbajnë referenca edhe për dokumente të tjera të mundshme.Ja një përmbledhje e shkurtër e propozimit:Sovraniteti i Ukrainës – nuk është për diskutim;Pakt mos-agresioni me Rusinë plus monitorim përgjatë vijës së frontit;Garancitë e sigurisë – çështja kryesore;Forcat…

Read More

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se “shpallja e gjendjes së krizës në energjetikë nuk është për shkak të protestave në Greqi, por për shkak të tenderëve kriminalë dhe paaftësisë së OBRM-PDUKM-së”.Nga LSDM thonë se në vend që të prodhojë energji elektrike në shtëpi, e cila kushton 80-90 euro për megavat orë, Qeveria po blen energji elektrike të shtrenjtë për 140 euro për megavat orë.”E gjithë kjo duhet të mbulohet nga një “krizë” në mënyrë që qytetarët të mund të paguajnë për këto humbje. Kjo na çon te pyetja kryesore: pse nuk u ble nafta në…

Read More

Për shkak të kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, është ndërprerë seanca fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku dy vëllezërit Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviq, akuzohen për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.Mbrojtësi i të akuzuarit Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq tha se nuk ka vërejtje në përbërjen e trupit gjykues, por në prokurorin Bekim Kodraliu, për të cilin kërkoi që të përjashtohet nga lënda, raporton “Betimi për Drejtësi“.Vllajiq kërkoi që Kodraliu mos ta marrë këtë personale.Sipas tij, i mbrojturi i tij është arrestuar më 1…

Read More

Një stacion i ngarkimit të veturave elektrike në qytetin e vogël Katrineholm të Suedisë po tërheq vëmendjen e drejtuesve të automjeteve elektrike në gjithë Evropën. Falë energjisë diellore të prodhuar direkt në vend, ngarkimi i shpejtë kushton vetëm 15 centë për kWh, një nga çmimet më të ulëta në kontinent.Stacioni ETC Solpark ofron dy ngarkues të shpejtë me kapacitet 150 kW, të cilët mund të shërbejnë deri në katër automjete njëkohësisht. Oferta e lirë vlen gjatë ditës, nga ora 08:00 deri në 16:00, ndërsa pas kësaj ore çmimi rritet në 0,43 euro për kWh – megjithatë, edhe kjo mbetet më…

Read More

Armela Hyseni është banorja më e re që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, duke rikthyer menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave rozë.Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijëria e saj ka qenë sa e bukur, aq edhe e vështirë. Armela është rritur në Laprakë, në një familje modeste, së bashku me nënën dhe motrën, ku kushtet ekonomike nuk kanë qenë të lehta. – YouTube www.youtube.com Megjithatë, siç është shprehur edhe vetë, familja e saj ka bërë gjithmonë të pamundurën që ajo të mos ndiente mungesa dhe të rritej me dashuri e përkujdesje.Për publikun, Armela nuk…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qeveria në detyrë ka dështuar t’i sigurojë siguri energjetike vendit.Sipas tij, vetëm për gjatë këtij mandati, Kosova ka blerë rrymë jashtë vendit mbi 800 milionë euro.“Vetëm për kohën e qeverisjes së Albin Kurti, Kosova i ka ble 800 milionë euro rrymë. Vetëm këtë vit 250 milionë. As s’kemi kapacitete të reja, as nuk janë duke u ndërtuar kapacitete të reja. Derisa s’ka kapacitete të reja do të vazhdojmë të blejmë rrymë”, ka thënë Abdixhiku.Me këto miliona sipas Abdixhiku, do të përfundonin shumë projekte të mëdha e të nevojshme në…

Read More

Mbrojtësi gjerman, Sebastian Hertner, ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik gjatë një pushimi dimëror në Mal të Zi.Ngjarja e rëndë ndodhi në qendrën e skive Savin Kuk, pranë qytetit malor Zabljak, ku 34-vjeçari ra nga një teleferik, duke u rrëzuar nga një lartësi prej rreth 70 metrash.Bashkëshortja e Hertnerit ndodhej gjithashtu në teleferik në momentin e aksidentit.Ajo i mbijetoi vdekjes, por pësoi lëndime të rënda, duke u shtruar në spital me thyerje të këmbës, pasi mbeti e bllokuar në karrigen e dëmtuar.Sebastian Hertner ishte ish-përfaqësues i Gjermanisë U-19 dhe gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa klubeve…

Read More

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) ka zbuluar detaje të mëtejshme rreth sulmit me dron nënujor “Sub Sea Baby” që dëmtoi një nëndetëse ruse javën e kaluar.Në një deklaratë të publikuar të martën, SBU tha se operacioni ishte i mundur falë një goditjeje të suksesshme ndaj një aeroplani rus anti-nëndetëse, që mund ta kishte penguar sulmin.Sipas SBU-së, oficerët nga drejtoria e kundërzbulimit ushtarak goditën një aeroplan rus të modernizuar zbulues Il-38N, të njohur si “Dragoi i Detit”, në bazën ajrore Yeysk gjatë përgatitjeve për sulmin.Il-38N është projektuar për mbikëqyrje detare, zbulim nëndetësesh, kontroll të zonës detare, vendosje minash dhe sulme…

Read More

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet e 41-ta në listën e pasaportave më të fuqishme në botë, sipas rang listës të publikuar nga faqja “Henley & Partners”.Ky është një avancim për pasaportën e vendit tonë, krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte renditur në vendin e 45-të në këtë listë.Me pasaportën maqedonase mund të udhëtohet pa vizë në 129 destinacione në mbarë botën. Pozita më e lartë e pasaportës Maqedonisë së Veriut në këtë listë ka qenë në vitin 2014, kur renditej e 36-ta.Në Ballkan, pasaportën më të fuqishme e ka Kroacia, e cila renditet ndër vendet më të larta…

Read More

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka shënuar një rritje më të madhe se sa pritej gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025.Sipas të dhënave të publikuara, Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) u rrit me një normë vjetore prej rreth 4.3 për qind, duke shënuar rritjen më të shpejtë në dy vitet e fundit.Kjo performancë pozitive u nxit kryesisht nga rritja e shpenzimeve të konsumatorëve, të cilat mbeten shtylla kryesore e ekonomisë amerikane, raporton cnn. Po ashtu, eksportet shënuan rritje të ndjeshme, duke kontribuar në përmirësimin e bilancit tregtar dhe në forcimin e aktivitetit ekonomik. Shpenzimet qeveritare patën gjithashtu një rol…

Read More